Avokati i Berishës u dhunua nga tre persona, reagon deputeti i PD: Kjo ndodh kur shteti “gjunjëzohet” para krimit

avokati i berishes u dhunua nga tre persona reagon deputeti i pd kjo ndodh kur shteti gjunjezohet para krimit































Deputeti i PD, Tritan Shehu ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehut thotë se “kjo ndodh kur shteti gjunjëzohet para krimit”.

mengjesi

Shehu i uron shërim të shpejtë avokatit, i cili aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës.

“E krimi trimërohet e ndjen veten “zot” te gjithçkaje, edhe te jetës se qytetareve. Por ka edhe me keq, kur shteti rob i krimit, përdor krimin, duke krijuar nje amallgam tejet te rrezikshëm. Dhe e pëson qytetari, nëpunësi, profesionisti si ai avokati, qe po ecte qetësisht ne mes te ditës, ne rrugën e tij, për ne punën e tij”, shkruan Shehu.

Reagimi

Masakra e avokatit-kur krimi zotëron shtetin!

Ne qendër te Tiranës, ditën; kjo ndodh kur shteti “gjunjëzohet” para krimit.

E krimi trimërohet e ndjen veten “zot” te gjithçkaje, edhe te jetës se qytetareve.

Por ka edhe me keq, kur shteti rob i krimit, përdor krimin, duke krijuar nje amallgam tejet te rrezikshëm.

Dhe e pëson qytetari, nëpunësi, profesionisti si ai avokati, qe po ecte qetësisht ne mes te ditës, ne rrugën e tij, për ne punën e tij.

Dhe qe aktualisht është ne gjendje serioze, duke u mjekuar ne Qendrën e Reanimacionit te traumatologjisë.

I uroj shërim te plote e sa me te shpejte.

Duke pasur besim te plote edhe te mjeket e afte e te përkushtuar, qe po e ndjekin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts