Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Klientët tanë e kanë humbur lirinë, pse e ngritët aktakuzën kur nuk jeni gati?

Avokati Pierre Richard Prosper i Hashim Thaçit në Hagë ka akuzuar Prokurorinë Speciale se ngriti aktakuzën, por ndërkohë Prokuroria nuk është gati.

Ai tha se Prokuroria ka 5 vite që punon ndërkohë që akuzën e paraqitën para një viti e gjysmë.

Prosper thotë se avokatët janë vënë në një pozitë të tillë ku klientët e kanë humbur tashmë lirinë ndërsa po marrin materiale sipas tekave të tyre.

“Se kemi parë tërë paketën në tërësi. Së pari të kuptojmë lidhur me këtë informacion. Ne po i marrim dokumentet copë-copë, prokuroria ka 5 vjet që punon, duhet të jetë gati. Ata e kanë paraqitur akuzën para një viti e gjysmë. Thonë se jemi të zënë, kemi punë të tjera. Pse e ngritët aktakuzën pra? – Na keni vënë në një pozitë ku klientët tanë e kanë humbur lirinë, prezumimin e fajësisë.  Sepse Prokuroria nuk është gati, po marrim materiale sipas tekave të tyre“, tha Propser.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *