Avokati i Popullit i BE kërkon publikimin e mesazheve mes Von der Leyen dhe CEO-s së Pfizer

avokati i popullit i be kerkon publikimin e mesazheve mes von der leyen dhe ceo s se pfizer
avokati i popullit i be kerkon publikimin e mesazheve mes von der leyen dhe ceo s se pfizer
[embedded content][embedded content]

21:20 30/01/2022

Avokati i Popullit në Bashkimin Europian akuzoi Komisionin Europian për keqadministrim, pasi nuk janë bërë publike mesazhet e shkëmbyera mes presidentes së institucionit, Ursula von der Leyen dhe drejtorit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, për të vulosur kontratën e blerjes së vaksinave anti-Covid.

Në një intervistë në prill, von der Leyen zbuloi se ajo kishte shkëmbyer tekste me Bourla për një muaj kur ata po negocionin një kontratë vaksine. Por pas interesimit të gazetarëve, Komisioni tha se nuk ishte mbajtur asnjë regjistrim për mesazhe të tilla.

Mënyra sesi u trajtua kjo kërkesë për qasje në informacion tregon se nuk është bërë asnjë përpjekje as për të identifikuar nëse ka pasur apo jo mesazhe”, tha Avokati i Popullit i BE, Emily O’Reilly.

Një zëdhënës i Komisionit Europian bëri të ditur se nuk e kanë të detyrueshme të regjistrojnë mesazhe të tilla pasi ato nuk klasifikohen si dokumente.

Marrëveshja e negociuar përmes mesazheve me tekst dhe telefonatave, sipas asaj që tha vetë von der Leyen në intervistën e saj me New York Times, ishte kontrata më e madhe e vulosur ndonjëherë për vaksinat e COVID-19. BE u zotua për të blerë 900 milionë doza Pfizer-BioNTech, me një opsion për të blerë 900 milionë të tjera.

Kur marrëveshja u shpall zyrtarisht në maj, BE-ja kishte siguruar tashmë qindra miliona vaksina nga disa kompani të ndryshme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts