Avokati Sokol Mëngjesi në intubim në gjendje të rëndë për jetën, Tonin Vocaj shkon tek Trauma

avokati sokol mengjesi ne intubim ne gjendje te rende per jeten tonin vocaj shkon tek trauma
avokati sokol mengjesi ne intubim ne gjendje te rende per jeten tonin vocaj shkon tek trauma































Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro kanë mbërritur paraditen e sotme (31 Maj) në spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi.

[embedded content]

Në pamje shihet momenti kur dy zyrtarët e policisë futen brenda ambienteve të Traumës, ku Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar prej më shumë se 48 orësh.

Gjendja shëndetësore e përfaqësuesit ligjor të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u dhunua rreth orës 08:30 të mëngjesit të 29 Majit në ish-Bllok, vijon të mbetet e rëndë.

Mësohet se gjendja e juristit, i cili ndodhet në intubim, nuk ka asnjë ndryshim.

Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht nga tre të rinj, sapo avokati kishte lënë djalin në kopsht.

Ai u godit me doreza hekuri në pjesën e kokës dhe në momentin që ka rënë në tokë, është goditur serish me mjete të forta dhe shkelma, duke i shkaktuar dëme të shumta në kokë, përfshi hematomat dhe frakturat.

Dyshohet se urdhëruesi i sulmit ndaj juristit është Dritan Nano, i cili është arestuar, dhe mësohet se mes tyre ka pasur konflikt për një marrëveshje që kishin lidhur për një pronë.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç, Elton Kasaj 33 vjeç, ndërsa Romario Tabaku 26 vjeç, i ka ndihmuar të largoheshin nga vendngjarja me makinë.

Dorian Alia është vetëdorëzuar në polici, ndërsa tre autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë vijojnë të jenë në kërkim.

LEXONI EDHE: U godit me grushte, shqelma e sende të forta dy ditë më parë, gjendja e Sokol Mëngjesit vijon të mbetet e rëndë! Avokati në intubim

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts