Avokatja e Berishës postime pro Enver Hoxhës dhe Ramës, plas debati në “Open”, Zekthi: Pse budallaqe është gjyqtarja? Lela: Proces i banalizuar

avokatja e berishes postime pro enver hoxhes dhe rames plas debati ne open zekthi pse budallaqe eshte gjyqtarja lela proces i banalizuar
avokatja e berishes postime pro enver hoxhes dhe rames plas debati ne open zekthi pse budallaqe eshte gjyqtarja lela proces i banalizuar

Disa postime të bërë në Facebook, disa kohë më parë nga avokatja e caktuar nga shteti për të mbrojtur Sali Berishën, Valentina Todoresku, për dosjen “Partizani” kanë ngjallur debate këtë mbrëmje në panelin e emisionit “Open”.

Alfred Lela u shpreh se kjo është avokatja që Irena Gjoka ka caktuar që të mbrojë Berishën, e cila në Facebook-un e saj ka publikuar video të Enver Hoxhës, dhe po ashtu postime pro Edi Ramës.

Nga ana tjetër Fitim Zekthi tha se kjo është vetëm një rastësi në short, pasi gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka interes që të njollosë veten e saj me avokatë që mbrojnë qeverinë. Sipas tij nuk do t’i kushtonte asgjë që avokat shteti të ishte caktuar edhe dikush që mbron Berishën.

[embedded content]

Pjesë nga debati:

Lela: Kjo është avokatja që SPAK ka caktuar të mbrojë Berishën.

Zekthi: S’kam mbrojt kurrë as Ramën as Berishën, as të korruptuarën as të pakorruptuarën… nuk mbroj individë. Ti e di çfarë do them dhe nuk më le ta mbaroj, por unë do e the. Ti mendon se Irena Gjoka dëshiron të marrë avokat që njollosin atë vetë? Pse ç’do i bënte një avokat pro Berishës? Pse mbaka dikë që publikon foto me Enver Hoxhën. Është rastësisht, se ajo është budallaqe që t’i bëjë gola vetes.

Lela-A është banalizuar procesi apo jo?

Zekthi-E banalizoni ju, se doni ju.

Lela-E banalizojnë faktet.

Zekthi-Pse do mbante dike që mbron Enver Hoxhën, tregohu korrekt…  Çfarë do i bëj Gjokës një avokat që mbron Berishën?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts