Azerbajxhani pret reagim pozitiv nga Armenia për përcaktimin e vijës kufitare

Ministri i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov tha se i kanë propozuar Armenisë fillimin e bisedimeve dypalëshe për përcaktimin e vijës kufitare dhe se presin reagim pozitiv nga qeveria në Jerevan për këtë çështje.

Bayramov mbajti një fjalim në takimin e 43-të të Këshillit të ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (BSEC).

Në takimin e zhvilluar nëpërmjet video-konferencës, Bayramov tha se Azerbajxhani, i cili ka rivendosur integritetin e tij territorial, është i vendosur të normalizojë marrëdhëniet me Armeninë në bazë të respektimit të sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërisë së kufijve të tij të njohur ndërkombëtarisht.

Ai më tej theksoi se për sigurimin e stabilitetit dhe paqes afatgjate në rajon nuk ka alternativë tjetër përveç formimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mbi këtë bazë.

“Ne propozojmë fillimin e bisedimeve dypalëshe për përcaktimin e vijës kufitare me Armeninë. Azerbajxhani pret reagim pozitiv nga Armenia”, tha Bayramov duke shtuar se kanë ngritur infrastrukturë kontrolli përgjatë kufirit pas çlirimit të kufirit shtetëror me Armeninë pas 30 vitesh pushtim.

Bayramov tha se retorikat me përmbajtje kundërshtare dhe urrejtjeje kundër Azerbajxhanit në Armeni, janë çështje e shqetësimit serioz. Ai potencon se këto lloj retorikash që bashkojnë përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës në Armeni kërcënojnë procesin e normalizimit i cili aktualisht është i brishtë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *