Azilkërkuesit duan Gjermaninë, BE: 1/4 e kërkesave për këtë shtet, vendi që ofron më shumë strehim

14:41 26/12/2021

Gjermania është destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Bashkimin Europian. Një e katërta e të gjitha kërkesave për azil bëhen në këtë shtet dhe shumë prej tyre vijnë nga Siria. Nga Janari deri në Shtator të këtij viti rreth 100 mijë aplikime janë për Gjermaninë, mes vendeve të BE në të cilën njerëzit kërkojnë mbrojtje nga persekutimi.

Në vend të dytë vjen Franca me mbi 73 mijë kërkesa për azil. Këto shifra u publikuan në një raport të Agjencisë Statistikore të BE-së, EUROSTAT. Sipas mediave numri i azilkërkuesve për në Gjermani është rritur me 15 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria, pasuar nga Afganistani dhe Iraku. Interesante janë edhe shifrat e kërkesave të pranuara për azil.

Midis Korrikut dhe Shtatorit 2021 në BE janë marrë gjithsej mbi 115,025 vendime për kerkesa për azil, shumica e tyre në Gjermani dhe Francë. Por ndërsa në Gjermani nga 29,970 kërkesa 16,300 janë pranuar, në Francë nga 33,325 kërkesa u miratuan vetëm 9.425.

Vitin e kaluar ky fenomen ra ndjeshëm në të gjithë Evropën, kryesisht për shkak të Covid-19. Para pandemisë, në vitin 2019, numri i azilkërkuesve ishte 612,000 vetë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *