Azovstali, prioriteti kryesor i Ukrainës

09:52 05/05/2022

Fabrika e çelikut Azovstal është kthyer në prioritetin numër një të udhëheqjes politike e ushtarake të Ukrainës. Yuri Sak, një këshilltar i ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës ka thënë se përpjekjet janë fokusuar në mbrojtjen e kompleksit industrial dhe kryerjen e sa më shumë evakuimeve.

Azovstali është fortesa e fundit e rezistencës ukrainase në qytetin e rëndësishëm port dhe strategjik të Mariupolit. Sak tha se ky qytet ka qenë “zemra” e luftës.

Po ashtu gjatë intervistës ai pohoi gjendjen e vështirë të trupave ukrainase. Këshilltari shtoi më tej se ushtarët ruse kanë nisur një ofensivë tokësore pas bombardimeve ajrore.

Sak tha se shpreson që palët të bien dakord për disa korridore humanitare në mënyrë që të lihen të lirë civilët dhe ushtarët e plagosur.

“Jemi optimistë. Por sigurisht kemi eksperienca të hidhura të Rusisë që nuk respekton angazhimet e saj”, tha ai.

Ndërkohë nga ana tjetër, Rusia ka fajësuar Ukrainës për prishje të marrëveshjeve duke shkaktuar prishjen e korridoreve humanitare në Mariupol./tvklna.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.