“’B’ në tavë është Braçe!”- Sali Berisha reagon për përgjimet e ‘dosjes’ së Fatos Tushes dhe sulmon zv.kryeministrin: Erion trego sa ndave me Bimin?!








brace-tushe-bimi-sali BerishaIsh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të dosjes së SPAK dhe përgjimeve të cilat çuan në arrest kryebashkiakun e shkarkuar të Lushnjës, Fatos Tushe dhe disa funksionarë të pushtetit vendorë.

Në mesazhin e tij, Sali Berisha shkruan se në përgjimet e SPAK përmendet një shtetas me inicialet “B”, por sipas tij pas kësaj iniciale fshihet zv.kryeministri Erion Braçe.

““B” ne tave është Braçe! Erion mos u fshih pas B. as dhe SPAK-ut por trego sa ndave me Bimin!

As “B”.as SPAK-U as dhe heshtja apo plurhuri nuk te fshehin dot!
Miq lexoni shkrimin e me poshtem se kush eshte “B” qe SPAK e mbane sekret dhe cili eshte roli i tij ne pazare!”, shkruan Berisha.

Më tej ish-kreu i qeverisë, ka publikuar dhe një shkrim ku flitet për dosjen e Lushnjes.

Sali berisha11

Shkrimi i publikuar nga Berisha

Dosja e Lushnjës/ A e mbrojti SPAK zv.kryeministrin Erjon Braçe?

“Nga Bitaj ne skaj te njesise Kolonje ne bashkine Lushnje, per 5 kilometra me radhe deri ne Pirre te njesise Bubullime! Mijera hektare ne Myzeqe kullojne ne kete magjistral! Pune e mire dhe sherbim shembullor edhe kete here! Vijojme me te njejten pune kudo,prej veres, para dimrit!” shkruhet në një postim të zv.kryeministrit Erjon Braçe për kanalin vaditës që u kushtoi 22.645.35. lekë qytetarëve të Lushnjës, përmes një tenderi të manipuluar, për të cilin drejtuesit e Bashkisë përfunduan në burg.

Dikur, Erjon Braçe e ka promovuar investimin, por tani që ai rezultoi korruptiv, nuk ka folur asnjë fjalë.

Dosja e SPAK për korrupsionin në kanalin vaditës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj të Lushnjës është zbardhur me detaje nga gazetarët. Në media kanë rrjedhur edhe bisedat e zbardhura nga përgjimet e punonjësve të Bashkisë me biznesmenët.

Detajet faktojnë bashkëpunimin e Fatos Tushes për tenderin korruptiv, por edhe përpjekjet për ta mbyllur çështjen “lart” në Tiranë. Interesante është se kur kompanitë që humbën tenderin, u ankuan pranë Komisionit të Prokurimeve Publike, Tushe dhe vartësit e tij, reaguan në panik duke kryer biseda kompromentuese në bisedat telefonike.

Nga telefonatat e Flamur Peqinit, drejtor i Bashkisë dhe biznesmenit Ibrahim Lami del në skenë një person që është përfshirë në çështje, por që në dosje prokurorët e SPAK nuk ia kanë shënuar emrin të plotë. Ata e identifikojnë thjesht si “B”.

Në faqen 6 dhe 7 të dosjes, që Lapsi.al i publikon të pjeshshme del se në përgjimet e telefonatave të SPAK përmendet një person, emrin e të cilit prokurorët nuk e kanë zbardhur të plotë, por vetëm me “B…”

Është momenti kur biznesmeni Ibrahim Lami dhe drejtori i Bashkisë së Lushnjës, Eduart Peqini shfaqen të shqetësuar që komania që humbi tenderin është ankuar të Komisioni i Prokurimeve Publike.

Ato flasin në telefon për këtë çështje, teksa përmendin personin e identifikuar nga SPAK thjesht me shkronjën “B”. Këtë të fundit, biznesmeni e ka përcjellë në Parlament, që mendohet të jetë deputet.

Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet në një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai të ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.” shkruhet në dosje.

Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”, thuhet në dosje.

Në një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe biznesmenit Ibrahim Lamit, në të njëjtin moment, kur shqetësimi është se mos pranohet ankesa e biznesit, përmendet sërish ai që SPAK e zbardh me emrin B.

Në dosje shkruhet se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”.

Dihet se Lushnja është qyteti ku punon prej vitesh zv.kryeministri Erjon Braçe. Ai ka qenë një ndër promovuesit kryesorë të investimeve në këtë qark dhe nuk i ka lënë pas dore as kanalet vaditëse të zonës, si investime që zhvillojnë bujqësinë.

Por deri më tani Zv.kryeministri Braçe nuk ka pasur asnjë koment për çështjen në fjalë. Ai ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i Fatos Tushes prej vitesh dhe ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje për skandalin.

Por pas publikimit të dosjes, dhe pas zbardhjes së përgjimeve, Braçe duhet të sqarojë nëse ka pasur njohje me biznesmenin Ibrahim Lami, nëse i kanë kërkuar të ndërhyrjë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për tenderin në fjalë dhe nëse është ai personi që SPAK e identifikon si “B” në bisedat e përgjuara.

Lexo edhe: Kim reagon pas operacionit të SPAK në Lushnje: Askush nuk është mbi ligjin

Lexo edhe: SPAK godet majtas/ Rama paralajmëroi Tushen dhe të tjerët në Kongresin e PS

Nëse vërtet, ky person që përmendet në dosjen e SPAK është zv.kryeministri Erjon Braçe, skandali bëhet akoma më i rëndë. Mosidentifikimi në dosje, fshehja që kanë bërë prokurorët për identitetin, të cilin biznesmeni thotë se e shoqëroi në parlament pasi i kërkoi ndihmë për të mbyllur aferën e korrupsionit, tregon se SPAK ka limitet e tij. Mund të arrestojë punonjësit e Bashkisë, mund t’i vërë prangat kryetarit të bashkisë, por kur vjen puna tek deputetët, atyre as nuk guxon t’ua përmendë emrin. Madje ua fsheh edhe në dosjen hetimore. Sepse disa, mbeten mbi ligjin./Lapsi.al

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *