Babai 30-vjeçar i jep kokainë djalit të tij dy muajsh

11:56 30/09/2022

Goe Wheeler e lejoi djalin e tij 2 muajsh të gëlltiste një sasi të drogës së klasit A. 30-vjeçari nga Anglia ka pranuar se ka rrezikuar jetën e foshnjës gjatë paraqitjes në Gjykatën e Sherifit të Perthit, ndërsa supozohej se ishte duke u kujdesur për të.

Ai pranoi se në fillim të Dhjetorit 2020, e ka bërë fëmijën të gëlltiste kokainë duke i vënë jetën në rrezik.

Avokati Michael O’Neill konfirmoi fajësinë në emër të klientit të tij dhe Wheeler iu dha lirimi me kusht nga Sherifi David Hall, sipas “The Mirror“.

Mësohet se ngjarja doli në dritë kur nëna e fëmijës kuptoi se ai nuk ishte mirë dhe testet spitalore konfirmuan praninë e kokainës në sistemin e tij.

Në fillim të këtij viti, Wheeler u urdhërua të kryente 80 orë punë pa pagesë në komunitet pasi u gjet duke mbajtur një thikë në publik.

Wheeler u gjet me thikë dy ditë pasi pati një grindje të fortë me partneren e tij për qentë e tyre.

Ai pranoi se u soll në mënyrë abuzive duke bërtitur dhe sharë gruan në shtëpinë e tij më 4 Korrik të vitit të kaluar.

Ai më tej pranoi se kishte në posedim një thikë pa një justifikim të arsyeshëm në Rattray Community Hub më 6 Korrik.

Wheeler pohoi se ishte kthyer së fundmi nga një udhëtim kampingu dhe kishte harruar se mbante thikën. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *