Babai i Dua Lipës vizitë në Kosovë, publikon foton me kryeministrin Albin Kurti: Një takim nga i cili nuk doja të largohesha

Babai i këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa, Dukagjini, ndodhet në Kosovë. Ai është takuar gjatë vizitës në vendlindje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Dukagjini, përmes disa fotosh të postuara në rrjete sociale, ku falenderon Kurtin për pritjen e bërë.

“Takimi nga i cili nuk doja të largohesha. Faleminderit Kryeministër Albin Kurti, për mbështetjen tuaj dhe pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e imazhit në të cilën shihet përkrah Kurtit.

Kujtojmë që ky takim vjen vetëm pak ditë pasi Dukagjini u takua edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, kishte shkruar Lipa pas takimit me Osmanin.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *