Babai i ofron të bijës 5,000 £, por përfundon në gjykatë

09:30 26/09/2022

Një baba ka përfunduar në gjykatë pasi i ka ofruar vajzës së tij 5000 £ për ta ndihmuar në përballimin e krizës së kostove të jetesës. Por me këtë veprim të tij, 73-vjeçari ka shkelur urdhrin e ndalimit që iu dha në vitin 2018 pas një përplasjeje familjare dhe që është në fuqi deri në vitin 2030.

Magjistratët në Qendrën e Drejtësisë në North Staffordshire thanë se ky urdhër ndalon Mitchell të kontaktojë me “një numër” individësh, përfshirë vajzën e tij.

“Unë shoh që normat e interesit janë rritur. Gjërat vetëm sa do të përkeqësohen. Këtu janë 5,000 £ që të përkasin. Nuk dua që të m’i kthesh sërish. Nëse do të të ndihmojnë, të lutemi merri dhe merr kohë para se të lajmërosh policinë.”

Prokurorja Zaine Riaz tha:

“I pandehuri i dërgoi vajzës së tij një mesazh, ajo kurrë nuk iu përgjigj mesazhit dhe e raportoi me të drejtë në polici. I pandehuri i tha policisë se ishte i shqetësuar për rritjen e fëmijëve të vajzës së tij në klimën aktuale financiare. Është e qartë se vajza e tij nuk dëshiron fare kontakt me të.”

Mitchell, nga Eaton Street, Northwood, u deklarua fajtor për shkeljen e një urdhri ndalimi. Është dënimi i tij i parë penal./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *