Babai i saj njihet si ‘truri i Putinit’, vritet vajza e aleatit të ngushtë të presidentit rus

babai i saj njihet si truri i putinit vritet vajza e aleatit te ngushte te presidentit rus

Vajza e një aleati të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin është vrarë. Mediat e huaja shkruajnë se Darya Dugina, 29 vjeç, vdiq pas një shpërthimi në një rrugë jashtë Moskës, një shpërthim i dyshuar me makinë bombë.

Mendohet se babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i cili njihet si “truri i Putinit”, mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit.

Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus.

Alexander Dugin dhe vajza e tij kishin qenë në një festival pranë Moskës, dha një leksion për filozofi.

Dyshja duhej të largoheshin nga vendi të shtunën në mbrëmje me të njëjtën makinë, përpara se Dugin të merrte një vendim në minutën e fundit për të udhëtuar veçmas.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts