Babai lejon djalin 2-vjeçar të luajë me gjarprin 3 metra të gjatë, alarmohen përdoruesit e rrjetit (VIDEO)

Matt Wright është një dashamirës i zvarranikëve, e sidomos gjarpërinjve. Ai ka famë të gjerë në Australi dhe për shkak të emisionit që drejton ‘National Geographic’.

Sidoqoftë, eksperti i zvarranikëve akuzohet se rrezikoi sigurinë e të birit, pasi e filmoi atë duke luajtur me një gjarpër të madh.

“Të mësosh punën”, shkruhet krahas videos në fjalë, e cila u publikua në Instagram nga vetë Matt.
Videoja tregon djalin 2-vjeçar që tërheq bishtin e një gjarpri të quajtur “Python Olive”, që konsiderohet si gjarpri i dytë më i madh i Australisë me një gjatësi maksimale mbi 3 metra.

Në një moment, zvarraniku i madh përpiqet të mbështillet rreth një shtylle druri, duke bërë që babai të nxisë djalin e tij që ta “tërheqë atë”.

Videoja i ndau shikuesit më dysh. Një pjesë e tyre akuzojnë prezantuesin televiziv për vënien në rrezik të jetës së 2-vjeçarit.

Ndërsa të tjerë vlerësojnë faktin që Matt mëson vogëlushin të mos ketë frikë dhe të respektojë kafshët e egra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *