Babai ngre padinë 1 milionë dollarëshe ndaj mësueses së vajzës

11:10 17/09/2021

Babai i një vajze 7-vjeçare në Karolinën e Jugut ka ngritur nje padi ndaj shkollës dhe dy anëtarëve të stafit. Arsyeja e padisë është prerja e flokëve të vajzës së tij pa leje.

Sipas padisë së Jimmy Hoffmeyer, të drejtat kushtetuese të vajzës së tij të mitur, e cila i përket një race të përzier, janë dhunuar. Më pas, ai e ka hequr vajzën nga shkolla.

Në hetim, rezultoi se mësuesja nuk kishte zbatuar standardin e dyfishtë racor duke thyer rregullat e shkollës, por kishte marrë vetëm një qortim. Sipas Jimmy, në prill, Jurnee ishte kthyer nga shkolla me një pjesë të mirë të flokur të prerë në pjesën anësore, nga një shok klase. Dy ditë më vonë, ishte përsëritur e njëjta gjë nga ana tjetër, edhe pse vajza ishte dërguar në një parukier për ta fshehur defektin. Ai kishte menduar se e kishte bërë një fëmijë tjetër, por Jurnee i tha se kishte qenë mësuesja.

Në padi përfshihen akuzat për diskriminim racor, kërcënim etnik, dëm i qëllimshëm dhe dëmtim emocional. Ndërkohë, pala tjetër nuk ka reaguar ende./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *