Babai ngriti alarmin pas largimit nga banesa, gjendet 25-vjeçarja, policia jep detajet

babai ngriti alarmin pas largimit nga banesa gjendet 25 vjecarja policia jep detajet
babai ngriti alarmin pas largimit nga banesa gjendet 25 vjecarja policia jep detajet

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 04 korrik, për largimin nga banesa të shtetases D. Sh., 25 vjeçe, policia bën me dije se është bërë e mundur gjetja e kësaj shtetaseje. 25-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sakaq, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 40 vjeç, banues në Divjakë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në Grabian, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar në kokë shtetasin F. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts