Babai turk mbyt të birin 10-vjeç sepse nuk donte të bënte mëkate kur të rritej

14:40 10/03/2021

Një baba i quajtur Ismail Kilincer, 32 vjeç nga Turqia ka mbytur djalin e tij 10 vjeç. Mediat e huaja raportojnë se para se babai ta vriste ai e përqafoi dhe djali i thotë “babi më fal”.

Ismaili ka kryer këtë krim ndaj Hysenit 10 vjeç në 8 Mars rreth orës 19:00 në një provincë në rrethin e Karatay. Ai e dërgoi gruan Rabia Kilincer 31 vjeç në dyqan për të qenë i lirë të kryente krimin.

Kilincer i tha policisë: “Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja. I kërkova falje djalit tim, e përqafova dhe e putha”.

Në këtë moment, fëmija shikoi të atin dhe i thotë: “Babi, edhe unë më vjen keq”. Kilincer tha se ai u ul në këmbët e Huseyin dhe e mbyti atë me duar. Ai më pas bllokoi derën dhe thirri policinë për të thënë se ai kishte “vrarë dikë”.

Pasi arritën shërbimet e urgjencës, trupi i Huseyin u dërgua në Spitalin e Qytetit të Konyas për një autopsi. I ati ka deklaruar në polici sepse e kishte planifikuar vrasjen e të birit që para dy javësh.

“Unë kam mëkatuar shumë dhe do të shkoj në ferr. Djali im do të vazhdonte të mëkatonte ndërsa do rritej më shumë. Sa më gjatë që jeton një person, aq më shumë mëkaton. Unë nuk doja që djali im të binte në tundim ndërkohë që ai rritej dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë ndërsa ai ishte ende pa mëkat”, shprehet babai. /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *