Baerbock: BE-ja do të vendosë sanksione ndaj Putin-it dhe Lavrov-it

16:23 25/02/2022

Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione ndaj Presidentit Rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Rus Sergej Lavrov, tha Ministrja e Jashtme Gjermane Annalena Baerbock.

“Ne tani listojmë për të iu vendosur sanksione gjithashtu Presidentit të Republikës z. Putin dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Lavrov. Ata janë përgjegjës për faktin se në Ukrainë vdesin njerëz të pafajshëm, ata janë përgjegjës për faktin se sistemi ndërkombëtar është nëpërkëmbur dhe ne si evropianë nuk e pranojmë këtë”, u tha Baerbock gazetarëve.

Ditën e djeshme, BE njoftoi një sërë sanksionesh kundër Rusisë, për të cilat shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se do të rriste kostot e huamarrjes së Rusisë, do të rriste inflacionin dhe do të “gërryente gradualisht bazën industriale të Rusisë”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com