BAGDAD – Samit tripalësh Irak-Egjipt-Jordani

Mbreti Abdallah II i Jordanisë dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi morën sot pjesë në një samit tripalësh në Bagdad, në kuadër të një vizite të rrallë në Irak, e para për një president egjiptian që prej tri dekadash.

Abdallah II de Jordanie ka shkuar në Bagdad në fillim të 2019 për herë të parë që prej 10 vitesh, ndërkohë që Sissi është presidenti i parë egjiptian që shkon në këtë vend që prej pushtimit të Kuvajtit nga trupat e ish-diktatorit Saddam Hussein në 1990.

Marrëdhëniet diplomatike mes Bagdadit dhe Kajros kanë ardhur duke u përmirësuar këto vitet e fundit, ndërkohë që funksionarë të lartë të dy vendeve kanë kryer vizita të ndërsjella.

Sot, mbreti i Jordanisë dhe presidenti egjiptian u pritën nga presidenti irakian, Barham Saleh dhe kryeministri, Moustafa al-Kazimi.

“Ky takim përbën një mesazh elokuent përballë sfidave të mëdha rajonale. Rimëkëmbja e Irakut hap rrugën për një sistem të integruar për rajonin tonë bazuar në luftën kundër ekstremizmit, respektimit të sovranitetit dhe partneritetit ekonomik”, theksoi Saleh në një mesazh në Twitter.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *