Baggio u përlesh me një nga grabitësit, por ai e goditi me qytën e armës në kokë! Orë tmerri për ish-futbollistin, hajdutët e mbyllën në dhomë me familjen dhe… Brenda vilës ku ndodhi terrori

baggio u perlesh me nje nga grabitesit por ai e goditi me qyten e armes ne koke ore tmerri per ish futbollistin hajdutet e mbyllen ne dhome me familjen dhe brenda viles ku ndodhi terrori

Fituesi i Topit të Artë, Roberto Baggio, ka pësuar lëndime në kokë gjatë përleshjes me një nga grabitësit e armatosur që hynë në vilën e tij në Altavilla Vicentina, teksa legjenda e futbollit po shikonte ndeshjen Itali-Spanjë.

Sipas Corriere Del Veneto, në momentin që 5 hajdutët kanë hyrë në vilë, ish-lojtari ka tentuar të përballet me njërin prej tyre, por as një përleshjeje shumë të shkurtër, grabitësi e ka goditur me qytën e armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë.

Më pas Baggio dhe anëtarët e tij të familjes janë mbyllur në një dhomë. Ndërkohë, kriminelët kanë plaçkitur çdo dhomë, duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para.

Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë.

Makthi për 57-vjeçarin filloi rreth orës 22:00 dhe dyshohet se grabitësit janë një grup profesionistësh duke pasur parasysh mënyrat ne të cilat vepronin.

Grabitja mund të jetë studiuar deri në detajet më të vogla dhe zgjedhja për të shkuar në vilën e Biaggo gjatë ndeshjes së Azzurrëve nuk është e rastësishme, sipas medias italiane.

667523c24c3f3

Roberto Baggio vari këpucët e tij më 23 janar 2013 për t’iu përkushtuar plotësisht shtëpisë së tij në Altavilla Vicentina dhe kompanisë bujqësore të ndërtuar në pjesën kodrinore të komunës, larg qendrës, nga dyqanet dhe jeta sociale.

Vila ku ndodhi grabitja mbrëmjen e së enjtes teksa po zhvillohej ndeshja Itali-Spanjë e vlefshme për kampionatin europian të futbollit konsiderohet si një “vendbanim” tipik me të gjitha komoditetet moderne dhe teknologjike.

Baggio jeton në shtëpi me bashkshorten Andreina dhe dy djemtë e tyre, ndërsa vajza e tij Valentina është shpërngulur jashtë vendit.

57-vjeçari praktikon budizëm, rrit kafshë, zotëron një makinë tip Fiat Panda 4 dhe është i apasionuar pas gjuetisë.

Rezidenca e është e rrethuar nga pemë dhe fusha. Salloni i qendror karakterizohet nga një dritare e madhe me pamje nga kopshti i madh, duke e bërë dhomën shumë të ndritshme. Një tavolinë bilardo është vendosur në qendër ku shpesh vendosen libra arti në sipërfaqen e saj. Piktura abstrakte dhe pjesë të artit pop varen në mure, si dhe imazhe të lojtarit dhe familjes së tij. Vila është e ndërtuar me tulla të ekspozuara. Ndër dhomat më të përdorura nga familja janë kuzhina, dhomat e gjumit (ndonëse nuk dihet saktësisht sa janë) dhe palestra private me të gjitha pajisjet.

biaggo1

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts