“Bajrami më kujtoi Ervin Skelën”, analiza speciale e Altin Lalës: Vendi i dytë i kapshëm, ja si ia del Shqipëria të shkojë në “Play-Off”





Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, bëri një analizë të detajuar për ecurinë e Shqipërisë në këto eliminatore të Botërorit.

lala

Nëpërmjet një lidhje live nëpërmjet “Skype”-s, për emisionin “Sport News”, të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, Lala u shpreh optimist dhe beson se kuqezinjtë i kanë shanset reale për të kapur “Play-Off”-in:

SFIDA NDAJ HUNGARISË- Ishte ndeshje mjaft e mirë, një nga më të mirat e viteve të fundit. E menaxhuam mjaft mirë lojën, u krijuan shumë shanse për të shënuar. Ekzekutimi i Brojës ishte perfekt. Ishte ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për Kombëtares. Shanset janë të hapura. Duhet të fitojmë ndeshjen sot dhe pastaj të shikojmë të tjerat. Me ekipet e vogla kemi pasur problem. Duhet të përqëndrohemi sot dhe me doemos të marrim këtë 3 pikësh.

SHANSET REALE- Me Poloninë ishte një rezultat shumë i thellë. Moralisht ndikoi pak. Fitorja ndaj Hungarisë ishte e rëndësishme. I kemi në dorë vetë. Polonia vjen në Shqipëri, në futboll nuk mund të bësh llogari paraprake, por është matematike, duhet të fitojmë me Poloninë, mos humbim me Hungarinë dhe të mundim Andorrën dhe San Marinon. Çdo gjë e kemi në dorë. Më bëhet shumë qejfi për Kombëtaren.

OBJEKTIVAT– Secili që luan sport do të fitojë. Kanë ikur kohërat kur ishim të kënaqur me pak. Në Botëror s’kemi qenë akoma, por pse jo, ka gjithmonë një herë të parë, edhe pse është shumë e vështirë. Shansi është për të dalë në “Play-Off”, hap pas hapi. Nuk na i merrte mendja që të ishim në Europian, por ia dolëm. Vendi i dytë është i kapshëm. Pse jo.

NDRYSHIMI BRENDA PAK DITËS- Pjesa e parë ndaj Polonisë ishte shumë e mirë, pësuam gola nga gabime individuale. Levandovski është vrasës në zonë. Rezultati ishte shumë herë më i thellë se vetë loja. Pres edhe sot që të jenë të përqendruar dhe të luajnë sa më shpejt topin. Këto ekipe “parkojnë autobuzin” në zonën e tyre. Duhet të shënojmë sa më shpejt golin e parë dhe ta fitojmë këtë ndeshjen.

FILOZOFIA E LOJËS- Mendoj që të gjitha, çdo trajner ka idetë e tij. Mendoj që Reja ka eksperiencë është trajner i mirë, nuk mund të jetë opinioni publik në përputhje me trajnerin, por mendoj se ka eksperiencë. Broja që s’ka luajtur ose ka luajtur shumë pak, e justifikoi me golin që bëri dhe mendoj se është i shkëlqyer e do të shënojë gola për Kombëtaren. Sa më shumë lojtar të kesh në grup aq më mirë është. Atë e tregoi dhe në lojë kur hyri duke shënuar.

DEKLARAT E VATËS PËR KUMBULLËN- E njoh Kumbullën prej 2-3 vitesh, i ka munguar pak loja, ka potencial të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme për çdo lojtar të ketë aktivitetet, duhen minutat, por Kumbulla është i rëndësishëm te Kombëtarja, por nuk ka arritur pikën e tij më të larët ka shumë për të dhënë. Shkolla që ka marrë në Itali është shumë e mirë dhe e ka treguar me Veronën, futbolli është momental dhe duhet të aktivizohet te skuadra e tij sa më shumë. Kam shumë mendim pozitiv për Kumbullën.

BAJRAMI- Ishte shumë aktiv në ndeshjen e parë, për lojën e parë që bëri më pëlqeu ishte pikë referimi, më kujtoi pak Ervin Skelën, i cili di të bëjë diçka kur i hedh topin në këmbë. Me pasa në thellësi bëhet shumë i dobishëm, me ndeshjen e parë që bëri duket sikur ka bërë 20 ndeshje me Kombëtaren. Ka dhe një zgjedhje më të mirë Edi Reja dhe shpresoj të bëjë mirë dhe sot

UZUNI DHE BROJA: Është zgjedhje e trajnerit, kam mendimin tim që Uzuni ka cilësi ka bërë mirë në Hungari, ka cilësi të mira për Kombëtaren, ka shpejtësi në thellësi e pamë dhe në lojën e fundit, ishte shumë aktiv pati shumë raste me topin, ishte i rrezikshëm dhe në të ardhmen e tregon dhe fusha, këtu vjen pjesa e lojtarit të japi përgjigje në fushë. Kemi lojtar pak a shumë me kualitete të barabarta, por vendos trajneri. Edhe Broja është lojtar i mirë ka shpejtësi kështu që na ndihmon para.

KUSH DUHET TË LUAJ-Për mendimin tim kush ka formën më të mirë duhet të luajë me Kombëtaren, nuk ka lojtar të ri dhe të vjetër, por ka lojtar të mirë dhe ‘të këqij’ ose në formë ose jashtë forme. Nuk dua të bëj trajnerin e kombëtares, por këta dy lojtarë dhanë shumë në lojë.

STRATEGJIA E REJËS- Çdo kundërshtar është individual. Sot do sulmojmë më shumë, do ta kemi topin më shumë në zotërim. Ta luajmë topin sa më shpejt, mos e mbajmë, që të gjejmë boshllëqe për ta goditur kundërshtarin. Në qoftë se shënojmë golin e parë, ndryshon loja dhe duhet të gjejmë golin e dytë, se janë ndeshje të rrezikshme. Edhe Polonia pësoi gol nga San Marino. Kam besim që do ia dalim.

NJË NGA 3 GOLAT ME FANELLËN E KOMBËTARES IA KE SHËNUAR SAN MARINOS- Nuk ishte shumë e vështirë t’i shënoje San Marinos. Shpresoj që edhe çunat mos ta kenë të vështirë. E kisha harruar golin, por ma kujtoi Jetmiri. Shpresoj që çunat të shënojnë sot dhe ta fitojmë ndeshjen thellë.

MESAZHI PËR TIFOZËT- Shyqyr për fatin tim skam luajtur ndonjëherë me stadiume bosh. Tifozët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit. Ata e zbukurojnë futbollin. Stadiumet pa tifozë janë si gjella pa kripë.

PARASHIKIMI- 4 me 0.

PANORAMA SPORT 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *