Balla flet pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS: Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri më 24 Maj






Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes së Partisë Socialiste se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri do të jetë më 24 Maj.

“Duhet të kuptoni që neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën se kur fillon proceësi i zgjkedhjes së presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se më 24 Maji. Kemi edhe pak ditë në dispozicion derisa të fillojnë procedurat. Është procedurë që merr 5 raunde votimi në Kuvendin e Shqioërisë. Këtij procesi duhet t’i lihet koha e duhur.

Procesi ka përfunduar herën e kaluar më 27 Prill. Në rastin tonë procesi duhet të përfundojë më 24 Maj. Kjo është një ditë që ka pasur një kontekst të caktuar historic. Ne do kemi presidentin e ri ose presidenten e re të Republikës. Dua të them që edhe sot në konferencën e kryetarëve nuk do kemi calendar për këtë çështje”, deklaroi Balla.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.