Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla gjatë seancës së sotme ka replikuar me deputetin e PD-së Tritan Shehun, të cilit i bëri thirrje të konsumojë produkte shqiptare.
Gjatë fjalës së tij nga Foltorja e Kuvedit, Balla e këshilloi të blejë birra shqiptare e jo gjermane, teksa i bëri thirrje edhe shqiptarëve të tregohen si të tillë dhe të konsumojnë produktet vendase.
Balla: Nëse i thoni vetes shqiptar, blini produkte shqiptare, aty ku kemi mundësi. Tritan, kur të kesh mundësi bli birrë shqiptare dhe jo gjermane se i ke qejf ato ti. Mundësisht pi birrë Korça e Tirana.
Balla shtoi se prodhimi shqiptar i mishit është i sigurt.
Balla: Prodhimi shqiptar i mishit është shumë i garantuar, konsumoni mallra shqiptare nuk bën keq.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al