Balla komenton humbjen e opozitës: PD të bëjë një analizë, para se të drejtojë gishtin drejt PS. Avantazh elektoral për demokratët do të ishte…



Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se çdo parti politike, edhe ajo që fiton, pas zgjedhjeve duhet të futet në një proces analize.

balla1

I ftuar në “Real Story” në ‘News24’ Balla tha se PD-ja para se të drejtojë gishtin drejt PS-së, duhet të bëjë këtë analizë të humbjes. Mes të tjerash ai theksoi se koalicioni me LSI-në i siguroi shumë vota PD-së, pasi sipas tij shumë prej tyre shkuan në favor të demokratëve.

Nuk do mundohem që të bind Bashën se cilat janë arsyet që ka humbur, pasi secila prej palëve duhet të lexoje rezultatin e zgjedhjeve me përgjegjësi dhe objektivitet. Edhe ne fituesit do të zhvillojë një proces analitik për rezultatin në çdo cep të territorit. Jo në çdo cep të territorit strukturat e PS kanë sjellë rezultate të pritshme. Do i japim përgjegjësi secilit që nuk ka performuar. Pas çdo procesi zgjedhor partia ka nevojë për përmirësime, zgjerim të radhëve. Edhe PD duhet të shoh përpara se të drejtojë gishtin drejt besh, të bëjë analizë.

Nëse do isha kryetar i PD s’do bëja atë listë që bëri në Elbasan. Por kjo është çështje e tyre. Siç mund të kemi gabuar dhe ne me listën tonë në pjesë të ndryshme të territorit. Partitë politike përpara se të grenë gishtin drejt kundërshtarit, gjëja e parë që bëjnë është; ulen dhe shohin rezultatin dhe bëjnë përmirësime. Një gjë është e sigurt diferenca e PS dhe PD është 10%. Në asnjë vend të votës s’vihet në dyshim ky rezultat. Nëse do kishim një diferencë tek ai tek ai plus minus tek ai 3 %, se këtu gabojnë sondazhet. Edhe sondazhi i televizionit të çunit të Saliut e nxirrte PS forcë të parë politike me një diferencë. Ishin me shpresën se do të rritej LSI që të zhbalanconte këtë diferencë. Politika nuk është kurrë matematikë, shkon përtej. Politika është mbi bazën e kësaj strategjie. PD s’do të kishte këtë rezultat nëse nuk do të ishte me LSI në zgjedhje.

Votat që kanë ikur nga LSI, një pjesë e madhe kanë shkuar tek PD. Nëse do të ishte PD-LSI në një koalicionin s’bëhen llogaritë thjesht matematikisht. Për PD mospasja e LSI nën sqetull ishte avantazh elektoral, mos t’i mbledhin numrat në mënyrë matematike se nuk funksionon. Sot elektorati shqiptar i ka dhënë PS një rezultat 49%. Ajo që më bën përshtypje. Para 3 muajsh ishin zgjedhjet në Kosovë. Partia e Kurtit mori 47% të votave. Flitej për një referendum. Në Shqipëri PS rikonfirmoi me një shtesë të vogël rezultatin e 2017-ës. Edhe pse e përkthyer në mandate ne na mungojnë 3”, tha Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *