Balla publikon letrën e urimit të Presidentit të Partive Socialiste Europiane: Zgjedhjet me rëndësi të jashtëzakonshme për të Shqipërinë!

Presidenti i Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev ka uruar Partinë Socialiste të Shqipërisë për Zgjedhjet e 25 Prillit si dhe ka vlerësuar listat e kandidatëve.

pjimage (15)

Letrën e urimit e ka publikuar në facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Në letrën e tij Stanishev deklaron se këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për vokacionin evropian të Shqipërisë, vazhdimin e reformave të saj dhe rimëkëmbjen ekonomike post-pandemike, dhe rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Postimi plotë:

BRUKSEL🇪🇺➖ Partia e Socialistëve Europianë uron PS🌹 për Zgjedhjet e 25 Prillit dhe vlerëson listat e kandidatëve tanë🇦🇱

“Ndërsa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit, unë do të doja t’ju dërgoja juve dhe simotrës tonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje dhe inkurajimi.

Këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për vokacionin evropian të Shqipërisë, vazhdimin e reformave të saj dhe rimëkëmbjen ekonomike post-pandemike, dhe rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Në tetë vitet e kaluara, Partia Socialiste, dhe Ju personalisht, keni treguar një udhëheqje të jashtëzakonshme në drejtimin e kursit të guximshëm të reformave të thella dhe të pakthyeshme, veçanërisht të sistemit gjyqësor. Reformat po japin frytet e tyre: Ju tani keni filluar të rindërtoni sistemin e gjyqësorit, bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke dhënë kështu një shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Isha i lumtur kur pashë që keni bashkuar një ekip energjik, të larmishëm të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, duke u mbështetur shumë te gratë dhe tek të rinjtë.

Unë besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale në 25 Prill, si dhe në thellimin e reformave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës.

Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.”

Sergei Stanishev

Presidenti i Partive Socialiste Europiane

leter 1 leter

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *