Balla viziton në spital efektivin e plagosur: Guximi për të goditur me armë një punonjës policie do të marrë një goditje shumë të madhe nga policia

balla viziton ne spital efektivin e plagosur guximi per te goditur me arme nje punonjes policie do te marre nje goditje shume te madhe nga policia
balla viziton ne spital efektivin e plagosur guximi per te goditur me arme nje punonjes policie do te marre nje goditje shume te madhe nga policia

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar mbrëmjen e sotme gjendjen e punonjësit të plagosur të forcave “Shqiponja”, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale e po mjekohet në Spitalin e Traumës.

Efektivi E.A. u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme, teksa ishte në krye të detyrës duke ushtruar kontrolle në zonën e Kinostudios, në Tiranë.

Ministri Balla tha pasi pa nga afër punonjësin e plagosur se rreziku për jetën ka kaluar, por po mbahet nën monitorimin e mjekëve.

“Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marrë përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë”, apeloi ministri i Brendshëm.

Strukturat e Policisë së kryeqytetit janë vënë në ndjekje të autorit që ngriti dorë mbi punonjësin me uniformë, për ta përballur atë me drejtësinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts