“Ballafaqimi me të kaluarën është kusht për paqe në rajon”/ Osmani: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, epilogu i vetëm i pranueshëm për dialog 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko me të cilën diskutuan për zhvillimet në rajon lidhur me të drejtat e njeriut, qeverisjes demokratike, si dhe ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore.

Osmani nënvizoi se njohja e pavarësisë se Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, ajo shprehu bindjen se shtetet e rajonit duhet të veprojnë bashkërisht për të parandaluar ndikimin e aktorëve malinj që synojnë minimin e të arriturave drejt integrimit në BE dhe NATO, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidencës.

Sipas saj, ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia për viktimat e luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë janë parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon.

Palët u pajtuan se shkëmbimet ndërmjet  grupeve shoqërore mund të kontribuojnë në luftimin e paragjykimeve dhe fuqizimin e vlerave të demokracisë dhe mirëbesimit.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *