Ballkani i Hapur, Rama në asamblenë e Kombeve të Bashkuara: Edhe pse forcojmë marrëdhëniet me Serbinë nuk lëvizim asnjë cm nga kërkesa për njohjen e Kosovës









Kryeministri Edi Rama ka folur në asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në lidhje me nismën Ballkani i Hapur.

Rama u shpreh se pavarësisht forcimit të marrëdhënieve me Serbinë, Shqipëria nuk lëviz asnjë centimetër nga qëndrimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne në Shqipëri e kemi kuptuar që mënyra më e mirë për të ecur larg është të ecim së bashku. Mesazhi më i mirë i Ballkanit të Hapur është se nuk duhet të biet dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët. Duke gjetur gjithmonë arsye të mira për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Një platformë për Ballkanin, për Malin e Zi, Kosovë, Bosnjën, Turqinë por edhe për Greqinë. Të lëmë pas të shkuarën dhe të gjejmë arsye të mira për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Duke forcuar marrëdhëniet e saj me Serbinë, Shqipëria nuk lëviz asnjë cm nga qëndrimi i saj për të mbështetur çdo vend për të njohur republikën e Kosovës.

 Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin në dialogun mes tyre drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse të mbështetur nga BE dhe SHBA. Mbetem i bindur që Ballkani i Hapur do të lehtësojë këtë proces për të mirë të të gjithëve, shqiptarëve dhe serbëve”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *