“Ballkani i Hapur, zgjedhje e drejtë për të ardhmen e rajonit”, Rama porosi deputetëve: Duhet të vendosim marrëdhënie sa më të mira me…










Kryeministri Edi Rama ka dhënë një porosi ndaj deputetëve të rinj që do të jenë në Parlament. Kreu i qeverisë shprehet se duhen ruajtur marrëdhëniet e mira me deputetët kosovarë dhe të jenë të pranishëm në vendin fqinj pasi sipas tij, Kosova është e pandashme nga Shqipëria.

Rama thotë se me qeverinë e Kosovës nuk shkojnë punët vaj. Ndërsa për Ballkanin e Hapur, ai tha se është një zgjedhje e drejtë dhe e qartë për të ardhmen e vendit dhe të rajonit.

“Ashtu sikur një qasje dhe synim të ri marrëdhëniet tona parlamentare me Kuvendin e Kosovës. Duhet të jeni të pranishëm në Prishtinë për të diskutuar me kolegët me interes për dy vendet tona. I ftojmë të jenë në mjediset tona në Parlament. Kosova është pjesë e pandashme e jona dhe e ardhmja do na afrojë më shumë.

Do punojmë për të vendosur sa më shumë marrëdhënie të mira me Kosovën. Ballkani i Hapur është një zgjedhje e qartë dhe e drejtë për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni, sa më shumë të hapemi dhe të ndërveprojmë dhe të përfitojmë, aq më shumë do të zhvillohemi dhe do forcohemi në funksion të perspektivës europiane. Do punojmë në çdo sektor për t’i dhënë mundësi të gjitha aktorëve të ekonomisë tonë, që çdo vit të kenë hapësira më të mëdha. Do kemi rezultate se pse Ballkani i Hapur është një gjë pozitive” – tha Rama.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *