Ballkani Perëndimor në rrezik nga sulmi rus

12:09 20/02/2022

Ministrja Britanike: Lufta në Ukrainë do të shtrihet në gjithë Europën Lindore

Edhe Shqipëria mund të jetë në shenjestër të një ofensive të gjerë ushtarake të ushtrisë ruse në Europën Lindore. Ministrja e jashtme britanike Liz Tras paralajmëron në një intervistë për të përjavshmen Mail on Sandej, se pas pushtimit të Ukrainës, ka rrezik të lartë që ushtria ruse të përparojë më tej në lindje të kontinentit.

Liz Truss: Ne duhet ta ndalojmë Vladimir Putinin sepse ai nuk do të ndalet vetëm me Ukrainën. Rrezikohen edhe shtetet Baltike, Ballkani Perëndimor po ashtu.

Kryediplomatja britanike thotë se Putin kërkon krijimin e Rusisë së Madhe. Sipas saj, shefi i Kremlinit kërkon të marrë nën kontroll hapësira të gjera të Europës Lindore, duke rikhtyer kontrollin e Rusisë në këto vende ashtu si në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik por edhe më herët.

Deklaratat e Ministres së Jashtme Britanike nuk janë aspak të pabaza. Në një dokumentar të televizionit shtetëror rus, të transmetuar Dhjetorin e kaluar, Vladimir Putin u shpreh se me rënien e Bashkimit Sovjetik, Rusia kishte humbur deri 40% të popullsisë së saj.

Vladimir Putin: Rënia e Bashkimit Sovjetik përfaqësonte shkatërrimin e asaj që konsiderohet si Rusi historike. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjektik, ne kemi humbur 30 – 40% të territorit, e po aq edhe të popullsisë që është përfshirë në vendet e tjera. Kemi humbur pjesën më të madhe të asaj që krijuam në 1 mijë vjet.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.