Ballkani Perëndimor pa roaming, Bushati: Kur ka vullnet politik ka bashkëpunim rajonal








bushatiNë Ballkanin Perëndimor nis sot zbatimi i komunikimit pa roaming dhe për ish minsitrin e Jashtëm Ditmir Bushati kjo tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ka vullnet politik.

Në një postim në rrjetet sociale Bushati thotë se është rezultat i prekshëm në kuadrin e procesit të Berlinit ku Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit dhe BE janë lehtësues të këtij procesi.

“Sot është dita e parë e #romanginfree në Ballkanin Perëndimor. Një rezultat i prekshëm për qytetarët në kuadrin e Procesit të Berlinit që tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ekziston vullneti politik. Faleminderit Rcc dhe BE për lehtësimin e këtij procesi!”, shkruan Bushati në Twitter.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *