“Banda” e Mançinit luan gjithçka/ Nga Portugalia deri te “Faraonët”, Italia di si të mos i gabojë “finalet”






Të dalësh fitimtar pasi je me shpatulla pas muri. Italia e di si bëhet, sepse në historinë e saj ia ka dalë shpesh mbanë. Ajo e sotmja kundër Maqedonisë së Veriut mund të jetë “bëma” e radhës, pas atyre 7 rasteve kur “Axurrët” kanë dalë me kokën lart.

bufon

BOTËRORI 1934: ITALI-SPANJË
Italia ishte vendi pritës i Botërorit të vitit 1934 dhe triumfoi në finalen kundër Çekosllovakisë. Kombëtarja e trajnerit Poco në çerekfinale sfidoi Spanjën e portierit Zamora.

Në Firence, edhe pas kohës shtesë, rezultati ishte në barazim: avantazhi i Reguieros u pasua nga goli 1-1 i Ferrarit.

Rregullorja deshi që të nesërmen të përsëritej ndeshja. Mungesa e madhe ishte Zamora, i dëmtuar një ditë më parë. Përsëritja e çerekfinales zgjidhet pas 11 minutash falë një shpërthimi të Meacës, vendimtare për rezultatin, që i hap Italisë rrugën drejt finales dhe pa disa polemika nga iberikët.

“Spanjollët protestojnë për golin, protestojnë për lojën e ashpër, protestojnë për motin me vranësira”, shkruanin kronikat e kohës.

KUALIFIKUESE PËR BOTËRORIN 1954: ITALI-EGJIPT
Për të marrë pjesë në Kupën e Botës 1954, të zhvilluar në Zvicër dhe të fituar nga Gjermania Perëndimore (me “Axurrët” e eliminuar në raundin e parë), Italia përballet në një “play off” të dyfishtë me shije ekzotike. Kundërshtari ishte Egjipti.

Në ndeshjen e parë, në Kajro, përfundon 1-2 me përmbysje për italianët. Me piramidat në sfond, në nëntor 1953, Frinjani dhe Muçineli shënuan në pjesën e dytë, pas avantazhit të Dibës në fraksionin e parë. Në ndeshjen e dytë, të zhvilluar në janarin e ’54-ës në “San Siro”, nuk pati histori.

Rezultati ishte 5-1 për Italinë. Protagonisti? Boniperti, autor i një dopiete. Golat e tjerë u realizuan nga Pandolfini, Frinjani dhe Rikanji.

KUALIFIKUESE PËR BOTËRORIN 1962: ITALI-IZRAEL
Mes Italisë së trajnerit Ferrari dhe Kupës së Botës 1962 në Kili (një kompeticion që kombëtarja e përshëndet që në raundin e parë) ishte Izraeli në mes. “Play off”-i i dyfishtë u luajt mes tetorit dhe nëntorit të vitit 1961.

Në ndeshjen e parë, në Tel Aviv, Italia u gjend në disavantazh të dy golave, por më pas shifrat u rikuperuan në pjesën e dytë falë Lojakonos me penallti, Altafinit dhe Korsos, që shënoi një dygolësh. Në Torino, në ndeshjen e kthimit, Sivori u ngjit në katedër duke shënuar katër gola.

Në 6-0 të Italisë ka edhe gëzim për Korson dhe Angelilon, të cilët shënojnë emrin e tyre në listën e golashënuesve.

EUROPIANI 1968: ITALI-JUGOSLLAVI
Kombëtarja e Valkarexhit do të fitonte Kampionatin Europian të vitit 1968, të zhvilluar në Itali. Finalja kundër Jugosllavisë në “Olimpico” të Romës u luajt dy herë. Episodi i parë i plotësuar me kohën shtesë përfundoi 1-1: goli i Domenginit i përgjigjet avantazhit të Xhajiçit.

Dy ditë më pas, më 10 qershor, finalja përsëritet. Riva dhe Anastazi, duke shënuar në pjesën e parë, i japin Italisë fitoren e Kampionatit Europian.

Për hir të kronikës, duhet thënë se edhe gjysmëfinalja me Bashkimin Sovjetik përfundoi në barazim pas shtesës (0-0). Italia e kalon raundin falë fatit: Hedhja e monedhës shpërblen “Axurrët” dhe eliminon sovjetikët.

KUALIFIKUESE PËR BOTËRORIN 1994: ITALI-PORTUGALI
Tepër domethënës ai rast sepse ka të bëjë edhe me Zvicrën dhe Portugalinë (skuadra që janë më aktuale se kurrë në garën e kombëtares së Mançinit për Botërorin në Katar).

Suksesi ndaj luzitanëve në ndeshjen e fundit të raundit kualifikues i dërgoi “Axurrët” në vendin e parë në Grupin 1: goli i Dino Baxhos ishte vendimtar në ndeshjen e nëntorit të 1993- shit në Milano. Zvicra doli e dyta me një pikë më pak se Italia dhe kualifikohet në Kupën e Botës. Portugalia e treta (14 pikë, -2 nga Italia) mbeti jashtë.

KUALIFIKUESE PËR BOTËRORIN1998: ITALI-RUSI
Për të shkuar në Kupën e Botës në Francë, Italia, e dyta në grupin e saj kualifikues (18 pikë, një më pak se Anglia, kryesuese e Grupit 2), duhet të sfidojë Rusinë dy herë në “play off”. Ndeshja e parë, e luajtur në Moskë në tetor 1997, përfundoi 1-1.

Ishte ndeshja në të cilën Bufon bëri debutimin e tij në ekipin kombëtar dhe u vendos nga goli i Vierit dhe autogoli i Kanavaros.

Në tetor, në ndeshjen e kthimit në Napoli, Italia e Çezare Maldinit siguroi lejen për të fluturuar drejt Francës. Goli i Kaziragit në fillimin e pjesës së dytë siguroi suksesin.

EUROPIANI 2008: ITALI-FRANCË
Në Kampionatin Europian të vitit 2008, të organizuar bashkërisht nga Austria dhe Zvicra, Italia e Donadonit u shortua në grupin e hekurt, C, me Francën, Holandën dhe Rumaninë. Pas humbjes ndaj holandezëve dhe barazimit ndaj Mutusë meshokë,

“Axurrët” i luanin të gjitha shanset kundërFrancës, në një lloj ripërsëritjeje të finales së Kupëssë Botës 2006.

Në Zyrih, penalltia e Pirlos dhegoli i De Rosit i dhanë sukses Italisë, e cila ngjitetnë katër pikë, e dyta me +2 ndaj rumunëve dhe+3 ndaj francezëve dhe kalon në çerekfinale, kumegjithatë eliminohet nga Spanja, me penallti gjatëndeshjes së luajtur në Vjenë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.