Banda mësyn në fshatin nigerian, të paktën të vdekur

Persona të armatosur kanë vrarë 18 fshatarë në shtetin veriperëndimor nigerian të Katsina, sipas agjencisë franceze të lajmeve. Një grup personash të armatosur arritën me motorë në fshatin Chaua, në rrethin Batsari, të hënën në mbrëmje.

Ata qëlluan ndaj banorëve, duke plaçkitur dhe duke djegur shtëpitë, tha Gabo Isa, zëdhënës i policisë. Grupet e armatosura, anëtarët e të cilave autoritetet zakonisht i quajnë banditë, kanë terrorizuar popullsinë e Nigerisë veriperëndimore dhe qendrore gjatë dekadës së fundit.

Banditët sulmojnë fshatrat, vjedhin bagëti dhe rrëmbejnë njerëz, për t’i shkëmbyer më pas me para.

“Banditët vranë 18 persona dhe plagosën një fshatar në sulm, ndërsa një banor është ende i zhdukur,” tha zëdhënësi, duke shtuar se persona të armatosur kishin vjedhur disa bagëti.

Sipas burimeve lokale, sulmi u krye për të “ndëshkuar” fshatarët për refuzimin e bashkëpunimit me bandat që po bastisin zonën. Kohët e fundit, bandat kanë intensifikuar sulmet ndaj shkollave dhe universiteteve, duke rrëmbyer qindra nxënës dhe studentë në këmbim të parave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *