Bandit i kërkuar nga policia/ Roli që luante aktori Baldwin në shesh xhirim ku vrau fotografen e plagosi regjisorin

Policia e Santa Fe (New Mexico) bën të ditur se kameramanja 42-vjeçare Halyna Hutchins u plagos për vdekje në këtë incident. Ndërsa regjisori Joel Souza (48) është plagosur dhe po trajtohet në spital.

Incidenti ka ndodhur të enjten gjatë xhirimit të filmit vestern “Rust”, në Bonanza Creek Ranch në New Mexico. 63-vjeçari Baldwin luante rolin kryesor në këtë film dhe është producenti kryesor i tij. Ndërsa Souza është i njohur edhe për regjinë e filmin triller “Crown Vic”.

Ndërpriten xhirimet

Policia është njoftuar menjëherë për incidentin. Hutchins u dërgua në spital me helikopter por mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen. Deri tani nuk dihet asgjë konkretisht për gjendjen e regjisorit Souza, i cili ndodhet në një spital në Santa Fe.

Hetuesit kanë marrë në pyetje dëshmitarët okularë, ndërkohë që po ekzaminohet edhe arma nga e cila janë shkrepur plumbat. Sipas policisë deri tani nuk ka asnjë kallëzim penal.

Xhirimet janë pezulluar për momentin. “I gjithë ekipi është tronditur thellë nga tragjedia e sotme”, kumtoi kompania. “Ne kemi pezulluar xhirimet për një kohë të pacaktuar dhe po bashkëpunojmë tërësisht me policinë e Santa Fe”, thuhet në njoftim.

Baldwin luante rolin e banditit

Aktori Baldwin ka postuar në Instagram ditën e incidentit një fotografi të tij me veshje të filmave vestern dhe me mjekër gri. Në “Rust” ai luan banditin Harland Rust, i cili kërkohet nga autoritetet. Së bashku me nipin e tij 13-vjeçar, ai duhet të ikë nga personat që e kërkojnë. Në ekipin e filmit janë edhe aktorët si Frances Fisher, Jensen Ackles, Brady Noon dhe Travis Fimmel.

Në karrierën e tij të gjatë, Baldwin ka aktruar role jashtëzakonisht të suksesshme në filmat si “Hunt for Red October” ose “Mission: Impossible – Rogue Nation”, por ishte edhe në drama si “Blue Jasmine”, “Still Alice – My Life Without Yesterday”. Ndërsa në vitin 2019 ka aktruar në filmin “Motherless Brooklyn”.

Aktori është i martuar me Hilaria Baldwin, prej vitit 2012 dhe kanë gjashtë fëmijë. Baldwin ka edhe një vajzë me emrin Ireland nga martesa e tij me aktoren Kim Basinger./dw

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *