“Banditi i importuar nga Astiri ka ardhur këtu vetëm për…”- Presidenti Meta sulmon kandidatin e PS-së. Ja thirrja e tij nga Vlora për votuesit  



Presidenti Ilir Meta komentoi sot nga Vlora ftesën e kryeministrit Rama për kreun e PD-së Lulzim Basha për marrëveshje pas 25 prillit, ndërsa etiketoi një nga kandidatët e PS-së në këtë qark si “banditi i importuar nga Astiri”.

I pyetur nëse ka një tentativë për shkelje të LSI-së Meta tha: “I ftoj të gjithë qytetarët të nxitojnë drejt kutive të votimit në 25 prill. Të votojnë që vendi të rihyjë në shinat e demokracisë, që ti japim shpresë të rinjve dhe të rejave që të jetojnë dhe punojnë në Vlorën e mrekullueshme. I ftoj qytetarët, të rinjtë dhe të rejat të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash, t’i qëndrojnë fort çdo presioni, çdo përpjekje për të shantazhuar dhe tjetërsuar fuqinë e tyre”.

Ai komentoi edhe listën e kandidatëve duke ftuar qytetarët të vlerësojnë ata që luftojnë korrupsionin dhe jo ata që bëjnë gjasme.

Duke iu referuar kandidatit të PS-së Afrim Qendro, kreu i shtetit tha: “Korrupsioni, kapja e shtetit, e institucioneve qendrore, dhe vendore siç ndodh këtu me banditin e importuar nga Astiri që ka ardhur vetëm për të bërë presion, është problemi kryesor pse largohen të rinjtë nga Vlora”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *