Bangladesh, shkollat mbesin të mbyllura për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Shkollat ​​në të gjithë Bangladeshin do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim tjetër, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit (COVID-19).

Qeveria planifikoi të rivendoste mësimdhënien fizikisht nga 30 marsi, pas më shumë se një viti, por tërhoqi vendimin për shkak të rritjes së fundit të rasteve të virusit.

Dje, 3.567 persona të sapo infektuar u regjistruan në këtë vend, që është më i larti në nivel ditor në nëntë muajt e fundit, si dhe 25 viktima. Me këto shifra, numri i rasteve të infektimit deri më tani është rritur në më shumë se 580 mijë ndërsa numri i vdekjeve në 8.763.

Ministrja e Arsimit, Dipu Moni tha se kampuset mund të hapen pas Ramazan Bajramit në mes të majit, por vetëm nëse situata epidemiologjike përmirësohet deri atëherë.

Ajo deklaroi se qeveria nuk dëshiron t’i ekspozojë studentët ndaj ndonjë rreziku.

Megjithatë, Ministria e Arsimit ka udhëzuar shkollat ​​në vend që të jenë të gatshme dhe të fillojnë me zbatimin e masave të sigurisë.

“Qeveria së shpejti do të fillojë vaksinimin e mësuesve të shkollave, në mënyrë që mësimdhënia të fillojnë përsëri”, tha Moni.

Në Bangladesh, imunizimi kundër COVID-19 filloi më 7 shkurt dhe më shumë se 5 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës deri më tani.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *