
Banka Botërore njoftoi se do të ofrojë 1.75 miliardë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën.
Financimi përbëhet nga një hua prej 500 milionë dollarësh e Bankës Botërore e garantuar nga Mbretëria e Bashkuar, një grant prej 1.25 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara dhe një grant prej 15 milionë dollarësh nga Qeveria e Finlandës. Paketa mbështetëse është pjesë e projektit të Bankës Botërore për Shpenzimet Publike për Qëndrueshmërinë e Kapacitetit Administrativ në Ukrainë (PEACE), i cili ndihmon Ukrainën të mbajë kapacitetin kritik të ofrimit të shërbimeve dhe funksionet kryesore të qeverisë në nivel kombëtar dhe rajonal.
Ky financim shtesë për projektin PEACE bazohet në financimin e mëparshëm dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në sektorë kyç si kujdesi shëndetësor, arsimi, pagesa e pensioneve, programet e ndihmës sociale dhe pagat për punonjësit që ofrojnë shërbime kryesore qeveritare.
Projekti PEACE kombinon huatë dhe grante nga Banka Botërore dhe partnerë të tjerë zhvillimi dhe aktualisht arrin në 19,745 miliardë dollarë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al