Banorët e fshatit Berishë sërish në protestë për bllokimin e rrugës: E hapëm vetë me duart tona, shteti të…

Banorët e fshatit Berishë në bashkinë e Fushë Arrëzit, reaguan serish këtë fundjavë për lidhjen e tyre me rrugë automobilistike. Banorët e zonës së thellë malore kërkuan inspektimin e strukturave shtetërore ndaj një subjekti të vogël minerar, I cili duke se I ka izoluar edhe pasi ata hapen me forcat e veta një copë rruge, shkak për të cilin është dhe ish kryetari I bashkisë Fran Tuci në burg.

Banorët u shprehen se kompania ka bllokuar rrugën me justifikimin se atë pjesë rruge e ka hapur me forcat e veta dhe s’ka pse përdoret nga banoret e zonës.

Për këtë qëllim ata kërkuan që Shteti të kontrolli nëse kjo kompani vepron konformë ligjit dhe se rrugët e hapur prej saj janë me leje apo jo.

Tashme kur përball këtij konflikti social,  te gjithë heshtin, banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve në muajin shtator ku paralajmërojnë dëbim të kompanisë e cila veç dëmeve dhe tronditjeve që shkak si pasojë e përdorimit të lëndëve plasëse tashmë dhe i ka izoluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts