Banorët e Mariupolit përpiqen të mbijetojnë në qytetin e shkatërruar

12:58 19/04/2022

Ata shprehen se problemi kryesor mbetet zgjidhja e mungesës së furnizimit me ujë

Qyteti i Mariupolit ka qenë që nga nisja e luftës në Ukrainë një nga shënjestrat kryesore të Rusisë.

Këto pamje me dron tregojnë shkatërrimet dhe dëmet materiale që ka lënë pas agresioni rus. Situata humanitare në këtë qytet paraqitet tejet e vështirë, diçka që edhe presidenti Volodymyr Zelensky e ka pranuar disa herë në daljet e tij televizive .

Ky banor i qytetit  thotë se prioriteti kryesor për momentin mbetet zgjidhja e mungesës së ujit.

“Ata duhet të rregullojnë shpejt problemin e furnizimit me ujë. Si mund të jetojmë pa ujë? Është e tmerrshme”.

Edhe për Olgën një tjetër banore e Mariopulit tregon për gazetarët e agjenisisë së lajmeve “Reuters” se i trembet të ardhmes ndërsa evidenton vështirësitë me të cilat haset çdo ditë.

“Unë e dua shtëpinë time. Më pëlqen të jetoj afër detit. Kam lindur këtu dhe e adhuroj këtë qytet. Unë jam pensioniste dhe nuk e di se cfarë do të ndodhë. Kemi frikë nga e panjohura. Kjo na tremb me shumë. E panjohura dhe shkatërrimi. Ne nuk mund të lajmë rrobat sepse nuk kemi ujë. Nuk kemi energji elektrike. Tani, ne duhet të mbajmë ujë nga larg”.

Rusia pretendoi të shtunën se forcat e saj ushtarake kanë marrë  pothuajse të gjithë qytetin port, por ministri ukrainas i Mbrojtjes e kundërshtoi këtë pretendim të hënën duke thënë se situata ishte “jashtëzakonisht e vështirë“, por Mariupoli nuk ishte nën kontrollin e plotë rus.

Marrja e Mariupolit, portit kryesor në rajonin e Donbasit, do të kishte një rëndësi strategjike për Rusinë, duke lidhur territorin e mbajtur nga separatistët pro-rusë në lindje me rajonin e Krimesë që Moska aneksoi në 2014.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.