
Gazetarja Ira Londo, në një komunikim për News24, foli për portretizimin e protestës që po mbahet në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri nga mediat greke.
Londo u shpreh se një prej mediave greke në një artikull shkruan se protesta u tentua të anulohej nga policia shqiptare.
“Protesta në Himarë në mbështetje të Fredi Belerit ka tërhequr vëmendjen e mediave greke. Media greke ‘SKY’, në një artikull shkruan se policia shqiptare ka tentuar të anulojë protestën për Fredi Belerin.
Sipas tyre, policia shqiptare ka tentuar të anulojë protestën si të paligjshme. Sky shkruan se ka një arsye madhore për të protestuar, pasi Belerit i skadon afati i betimit. Në Himarë do jetë prezent dhe një deputet grek, sipas informacioneve të mediave greke”, raportoi Londo.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al