Banorët në Donetsk presin paqe dhe një të ardhme më të mirë

11:40 23/02/2022

Pasi Presidenti rus Vladimir Putin firmosi dekretin që shpallte të pavarura Donetskun dhe Luhanskun, dy rajonet e shkëputura nga Ukraina 8 vite më parë banorët atje rrëfejnë përjetimet e tyre.

Vetëm një ditë më pare pasi u dëgjuan disa shpërthime, situata në qendër të Donetskut dukej e qetë. Banorët atje presin ndihmë nga Moska dhe dëshirojnë të bëjnë një jetë të qetë në ditët në vijim.

“Unë mendoj se do të ketë ndryshime rrënjësore në çdo gjë. Ndoshta më në fund mund të vijë paqja. Të shtënat janë ndalur dhe për ne kjo është më e rëndësishmja.”

Ndërsa një tjetër banore e kësaj zone duket optimiste për situatën ekonomike në vend.

“Ne do t’i kalojmë vështirësitë ekonomike. Do t’i kalojmë vetë, jo vetëm unë, por edhe fëmijët e mi”.

Të lodhur nga të gjitha konfliktet, banorët vendas janë të etur për të shijuar paqen dhe jetën normale.

“Shpresoj që këto konflikte të përfundojnë së shpejti dhe të vijë paqja. Jemi të lodhur nga e gjithë kjo.”

Për shumëkënd në Kiev dhe Perëndim, fjalët e presidentit Vladimir Putin dhe veprimet e tij duket se janë shpallje e luftës kundër Ukrainës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.