Baradar pritet të udhëheqë Afganistanin

15:20 03/09/2021

Administrata do shpallet më 4 Shtator dhe do të ketë vetëm anëtarë talebanë

Mullah Baradar, pritet të drejtojë qeverinë e re në Afganistan. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila i referohet disa burimeve pranë grupit islamik. Më herët Baradar ka mbajtur poste të larta gjatë sundimit të talebanëve nga viti 1996-2001.

Bashkëthemeluesi i talibanëve dhe udhëheqësi politik i lëvizjes, Mullah Abdul Ghani Baradar, do të udhëheqë Qeverinë e re në Afganistan, raporton Reuters. Sipas agjencisë së lajmeve, Mullah Mohammad Yaqoob, djali i themeluesit të ndjerë të talibanëve dhe udhëheqësit shpirtëror të tyre, Mullah Mohammad Omar, do të marrë një pozitë të lartë në qeveri.

Një zëdhënës i talibanëve tha se shpallja e administratës së re nuk do të ndodhë deri më 4 shtator.

Ndërkohë që të gjithë liderët kanë mbërritur në Kabul ku po bëhen përgatitjet e fundit për të shpallur qeverinë e re e cila do të përbëhet nga 25 ministri. Mësohet se Baradar ka mbajtur poste të larta qeveritare gjatë sundimit të talebanëve nga 1996 në 2001. Megjithëse këta të fundit kanë deklaruar se dëshira e tyre është për një qeveri konsensuale një burim pranë tyre tha se e gjitha administrata do jetë vetëm me anëtarë talebanë. Këta të fundit morën kontrollin e territorit më 15 gusht.

Shumë udhëheqës botërorë janë duke pritur për të parë nëse veprimet e administratës së ardhshme talebane do të jenë në përputhje me premtimet e grupit islamik, nëse ai do të jetë më i moderuar se gjatë sundimit brutal të tij, në periudhën 1996-2001. Ndërsa Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani pas 20 vjetësh prani në këtë vend.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *