Barazuan kundër Greqisë, Shaland: Merituam më shumë se një pikë





Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, mendon se skuadra e tij meritonte fitoren ndaj Greqisë. Në konferencën për mediat pas ndeshjes, zvicerani që drejton “Dardanët”, u shpreh:

shaland

“Besoj se ne kemi merituar më shumë se një pikë. Vërtet barazuam në fund, por unë mendoj se humbëm dy pikë. Nuk ishte e lehtë të luanim ndaj një ekipi të organizuar mbrapa si Greqia.

Ata luajnë shumë shpejt dhe luftojnë për topin e dytë. Kishim probleme në pasimin e fundit dhe situata jonë standarde nuk ishte e mirë.

Kemi folur për ndryshimin e mentalitetit dhe duhet të punojmë më shumë. Mund të jemi të zhgënjyer me një pikë, por që kemi bërë një paraqitje të mirë. Duhet të punojmë gjithmonë, nuk mund të ankohemi”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.