Barbados përgatitet të ndahet nga sundimi i Mbretëreshës së Britanisë

09:58 29/11/2021

Barbados do të bëhet republika më e re në botë ditën e martë. Ky vend magjepsës në ishujt e Karaibeve po përgatitet për të larguar Mbretëreshën si sundimtare të tij.

Mbretëresha Eliazabeth II do të ketë një mbretëri më pak pas kësaj jave pasi do të shkëputen të gjitha lidhjet me Britaninë.

Ish-kolonia britanike e cila e fitoi pavarësinë në vitin 1966, po vendos në jetë planin e Shtatorit të kaluar për t’u kthyer në republikë. Guvernatorja e përgjithshme e vendit, Sandra Mason, një ish-juriste 73-vjeçare do të bëjë betimin si Presidentja e parë e vendit ishullor, i cili ka një popullsi prej 300.000 banorë.

Ceremonia do të ndodhë natën vonë. Mason u zgjodh nga parlamenti muajin e shkuar. Në festime do të jetë i pranishëm edhe Princi Charles, trashëgimtari i fronit mbretëror dhe drejtuesi i ardhshëm i Commonwealth. Kjo e fundit është një organizatë prej 54 vendesh anëtare të ish-territoreve britanike./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.