“Kur të vjen e mira hapi derën”, thotë një shprehje e urtë popullore. Fati i buzëqesh sërish, sulmuesit shqiptar Rei Manaj.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, edhe pse fillimisht u njoftua se Barcelona regjistroi 3 futbollistët Depaj, Garsia dhe Manaj, për ndeshjen e parë të kampionatit, situata është përmbysur, teksa Manaj rezulton futbollisti i vetëm i regjistruar. Dy të tjerët Depaj dhe Garsia, sipas “Marca”-s, nuk kanë mundur të regjistrohen për shkak të mosdërgimit të dokumentacionit në kohë nga ana e klubit.
Fati po i buzëqesh gjithnjë e më shumë sulmuesit lushnjar, i cili ka shansin e artë që të debutojë me ekipin e parë të Barcelonës në sfidën ndaj Sosiedadit.
Me mungesën e Depaj, alternativat në vijën e parë bëhen edhe më të pakëta, teksa shanset për debutimin e Manajt janë rritur ndjeshëm.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al