Klauzola me shifra të pamundura për të mbajtur larg të gjithë miliarderët që po hyjnë me shpejtësi në botën e futbollit. Kjo është ajo që po tenton të bëjë Barcelona e cila u dogj disa vite më parë nga Nejmar dhe nuk dëshiron të përsërite me një gjë e tillë.
Tifozët katalanas në rrjetet sociale prej ditësh i quajnë “klauzola anti-Njukasëll”, për shkak të mbërritjes të sauditëve në drejtimin e klubit anglez, të gatshëm për të hapur portofolin e blerë cilindo futbollist që dëshirojnë pa menduar për shpenzime. I pari ishte Pedri, të cilin Barcelona e blindoi me një shifër të jashtëzakonshme, 1 miliard euro, e tashmë duket se klubi dëshiron të vazhdojë në të njëjtën rrugë.
Mediat spanjolle insistojnë se Ansu Fati do t’i propozohet rinovimi dhe ndryshimi i klauzolës në kontratën e tij, për ta bërë të barazvlefshme me atë të Pedri. Kështu, duke blinduar dy nga yjet e të ardhmes me nga 1 miliard euro, katalanasit janë të sigurt se do të mbajnë larg prej tyre tundimet nga klubet e tjera.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al