Barcelona mbulohet në “ar”, katalanasit do të përfitojnë shifrën e çmendur nga sponsori i ri në fanellë









Barcelona ka zyrtarizuar marrëveshjen me “Spotify”, nga e cila do të përfitojë 435 milionë euro. Kështu ka bërë me dije gazeta katalanase “Sport”, e cila ka zbardhur të gjitha detajet e marrëveshjes mes klubit “blaugrana” dhe kompanisë suedeze.

SPOTIFY BARCELONA

Në bazë të marrëveshjes mes palëve, “Spotify” do të jetë e stampuar në fanellën e skuadrave të meshkujve dhe femrave të Barcelonës, nga ku do të përfitojë 240 milionë euro për katër sezone.

Këtyre u shtohen dhe 180 milionë euro të tjera për emrin e stadiumit për 12 vitet e ardhshme, si dhe 15 milionë euro për fanellat e stërvitjes.

Por, sipas gazetës spanjolle në fjalë, kjo shifër mund të dyfishohet për të arritur deri në 960 milionë euro.

Marrëveshja e Barcelonës me “Spotify” është realizuar në veçanti për materialet stërvitore, për fanellat zyrtare si dhe për stadiumin.

Marrëveshja për fanellën është për katër sezone, ajo për stadiumin për 12 sezone, teksa ajo për materialet stërvitore për 3 sezone.

Sipas gazetës “Sport”, mes presidentit Laporta dhe drejtuesve të kompanisë suedeze është arritur një tjetër marrëveshje, sipas së cilës, palët do të ulen të negociojnë mes tyre në vitin 2026 kur të përfundojë financimi i emrit në fanellë.

Por marrëveshja për vendosjen e emrit të “Spotify” në fanellën e Barcelonës mund të mos jetë i vetmi burim të ardhurash. Sipas presidentit Laporta, po negociohet dhe për një sponsor në njërën nga mëngët e fanellës.

Deri më tani në adresë të klubit kanë mbërritur 6 oferta me vendimin që pritet të merret në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.