Barcelona vazhdon të fitojë nga Mesi, shet fanella që kushtojnë mbi 1 mijë euro









Kanë kaluar katër muaj që nga momenti kur L:ionel Mesi i dha lamtumirën Barcelonës dhe firmosi për PSG-në, por klubi katalanas vazhdon të përfitojë financiarisht nga argjentinasi. Futbollisti do të mbetet gjithmonë në historinë e klubit, por edhe në mendjen e tifozëve, të cilët vazhdojnë të mbledhin relike të kohës së tij atje.

mesi

Nëse për ish-futbollistët klubet e ndryshme mundohen që të bëjnë ulje për shitjen e fanellave që u kanë mbetur në magazina, për Mesin situata është ndryshe, pasi për çmimet e objekteve në shtije as që mund të përmendet fjala ulje. Në klub aktualisht shiten fanella dhe objekte të sezoneve të kaluara që i përkasin argjentinasit dhe çmimet janë shumë të kripura.

Kështu, një fanellë e Mesit e edicionit të kaluar, me autografin e tij, në dyqanin e klubi tani vlen 1170 euro. Ndërkohë, shiriti i kapiteni i mbajtur prej tij dhe me firmën e yllit argjentinas, kushton 643,5 euro. Në bazë të marrëveshjeve komerciale, në dyqan shiten edhe gjëra të tjera me vlerë që i përkasin sezoneve të kaluara. Aty gjendet edhe një fanellë e autografuar nga Mesi, Çavi dhe Iniesta, që i përket sezonit 2013-2014 dhe kushton 2950 euro.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *