Bardhi: Do të jemi pjesë e zgjedhjeve lokale, të përjashtuarit që do të tentojnë të dëmtojnë interesin elektoral të PD-së do marrin atë që meritojnë








Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në bashkitë që janë ende pa kryetar.PDSipas Bardhit, PD do të jetë pjesë e procesit zgjedhor ndërsa vuri në dukje se anëtarët e pezulluar apo përjashtuar do të bëjnë diçka që dëmton interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar.

Biseda në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24: 

E dëgjuat bashkëbisedimin e Edi Ramës me demokratët?

Bardhi: Edi Rama duhet të ketë parasysh një gjë, që secili prej nesh demokratëve janë të bashkuar ndaj regjimit të tij. E kemi treguar këtë.

A do të marrë PD pjesë në zgjedhjet vendore?

Bardhi: PD do të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse ato anëtarë që janë përjashtuar apo pezulluar nga PD kanë pasur si qëllim pikërisht këtë për të dëmtuar interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar.

Nëse vendoset një datë konkrete për protestë çfarë masash do të ndërmerrni?

Bardhi: Të gjitha masat ligjore dhe organizative për të shmangur dëmtimin apo sulmin e pa precedentë që ndodhi në 8 janar. Do të marrim të gjitha masat. Padiskutim do të thërrasim edhe policinë. Kush kryen krim, të gjithë duhet të ndëshkohen.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.