Bardhi e akuzoi se ka qenë shefi i shtabit të djalit të Aqif Rakipit, reagon ish-deputeti i PD: Nga këta çfarë s’pret! E vërteta e fotografive








Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kletis Kruja i është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhit, se ka punuar në shtabin elektoral të djalit të ish-deputetit socialist, Aqif Rakipit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

saliberisha1

Në një intervistë në emisionin Çim Peka Live, Kruja i mohon këto akuza duke u shprehur se nuk ka bërë kurrë fushatë për Orlando Rakipin.

Kruja ka komentuar dhe një foto ku shfaqet krah Aqif Rakipit duke thënë se kanë dalë për të pirë kafe.

Pyetje: Keni bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit?

“Jo. Për sa i përket fotos, kjo është një foto që ka dalë, ridalë e stërdalë, e stërpërdorur në media, e para shumë vitesh. Aty jemi diku në Bllok duke pirë një kafe. Nuk jam fare i surpizuar nga ky sulm. Tashmë prej shumë vitesh, një prej arsyeve se pse PD është këtu ku është sot, është sulmi ndaj ish-eksponentëve, që për arsye të kundërshtive të tyre për mënyrën e drejtimit të PD nga Basha dhe enturazhit të tij, janë shprehur, sidomos në 4 vitet e fundit, kanë kritikuar dhe anatemuar lidershipin e Partisë Demokratike dhe kanë thënë me fakte se ku do të përfundojë kjo parti. Unë nuk jam as i shqetësuar as i suprizuar se jam armik i hershëm dhe nuk më impresionon si akuzë.

Unë kam hyrë në PD në moshën 15 vjeçare, sipas statutit të FRPD. Nuk jam ndarë asnjëherë nga PD duke iu afruar 30 vite në këtë parti, ku 4 vitet e fundit si anëtar i thjeshtë për shkak të mos lejimit nga liderishipi aktual i PD. Njerëzit që kanë sakrifikuar, kanë milituar, kanë bërë gjithçka për atë parti, sot i gjykon një njeri që ska asnjë lidhje me atë parti dhe aq më tepër Sekretari i Përgjithshëm, që sigurisht po të vish nga rruga dhe të bëhesh numri 2, ashtu do flasësh. Është situatë shumë qesharake tentojnë të ngrejnë dhe zërin dhe tentojnë të ngrenë dhe zërin dhe të dalin në tonalitete që nuk i kanë natyrale bëhet edhe më qesharake trajtimi i çështjes.

Kjo çështje është e demokratëve. Së pari këta që kanë arritur deri aty sa të akuzojnë Sali Berishën se po ndihmon Edi Ramën, pas kësaj të gjithë ne mund të presim akuza nga më të ndryshmet. E dyta, kontributin tim në PD e dinë demokratët më njofin edhe mua edhe atë që nuk di si ta quaj, se këto përcaktimet gjinore nuk jam i qartë, por na njofin të dy. Do them diçka dhe nuk do merem më me këtë çështje, më ka akuzuar si eksponent politik. Pra eksponentët politik bëjnë fushatë dhe dalin me qëndrime publike, me dalje publike nëpër media, me pjesëmarrje në takime elektorale.

Nëse më gjeni një qëndrim publik në favor të një kandidati tjetër të një partie tjetër, apo nëse më gjeni një pjesëmarrje në mitingjet e një partie tjetër dhe jo PD, unë tërhiqem nga jeta politike, kam aq burrëni. Dua ti drejtohem kryetarit Basha se nëse do që të dalësh dhe artikulosh të tilla akuza ndaj meje personalisht, se njihemi shumë mirë me njëri tjetrin kemi qënë bashkëpunëtor, edhe në fushatën e tij për Bashkinë e Tiranës, pasi kam qënë drejtues kryesor i fushatës në zgjedhjet e 2011, kam qënë sekretar i degës së PD, kam qënë drejtues politik për rezultatin që morëm, po ja them publikisht nga televizioni juaj, se nëse do të artikulojë të tilla akuza për personin tim apo për të tjerë figura, të dali vetë dhe mos të na nxjerrë të tillë dylbera në konferenca shtypi” – shprehet Kruja.

LEXONI EDHE: “Jam rritur me fotografinë e Berishës në shtëpi”- Gazment Bardhi denoncon: Shefi i shtabit të Orlando Rakipit mbledhës i firmave. Pse do i dorëzojmë karriget Qifes ne?

WhatsApp Image 2021-11-11 at 22.16.42

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *